Sot ora 14 në gjykatën Themelore të Kumanovës, do të shpallet aktgjykimi për rastin e “Almirit”.

Rasti në fjalë është përcjellë me shumë protesta.

Opinioni ka dënuar rikualifikimin e lëndës, sipas së cilës kryerësi i veprës e ka kryer vrasjen pa paramendim. Në Kumanovë situatë është e qetë në pritje të vendimit të gjykatës, port e qytetarët shqiptarë mbretëron nervozizëm për shkak të rikualifikimit të veprës nga “vrasje” në “aksident”. Për momentin nuk vërehen forca të shtuara policore në qytet.