Shkruan Amir Huseini

Rasti i Kumanovës ka prekur çdo shpirt shqiptari, ku u shqiptuan dënime të përjetshme për vëllezërit tanë. Përgjegjësi duhet të mbajnë ata që i vunë në kurth shqiptarët dhe ata të cilët bashkë me palën tjetër e miratuan këtë plan antishqiptar.

Ky dënim paraqet dënimin më të ashpër ndaj shqiptarëve në historinë e këtij “shteti”. Ky gjykim politik është vazhdimësi e rasteve të montuara ndaj shqiptarëve.

Absurditeti nuk ndalon këtu sepse qeveria aktuale kërkon ndihmë juridike ndërkombëtare për zbardhjen e rastit, kjo tregon qartë se shqiptarët janë vetëm mjete të kryeministrit maqedonas.

A jeni njerëz?!
A keni pak moral?!
A keni familje?!
A e dini që do ju dënojë haku i fëmijëve të këtyre trimave, do ju dënojnë vuajtjet e prindërve të tyre mbi të gjitha do ju dënojnë shqiptarët.

Në rast se ju nuk jeni në gjendje të kontrolloni gjykatësit që bashkë me Gruevskin i emëruat atëherë shporruni nga kolltuqet e juaja qeveritare. Shqiptarët ju sollën në pushtet ,ata edhe mund të ju rrëzojnë nga pushteti!

Autori është student i fakultetit juridik pranë UEJL-së Tetovë