Kumanova u rendit mbrëmë si qyteti më i ndotur në Maqedoni.
Stacioni i matjes së nivelit të grimcave PM, ka bërë me dije se ndotja e ajrit e ka kaluar kufirit 14 herë më shumë.

Sipas rezultateve të bëra në stacionin e matjeve ku niveli i grimcave PM ishte 720 mikrogramë për metër kub, mirëpo është e lejuar deri në 50 mikrogramë.

Ndërkohë, qeveria dhe as partitë politike nuk kanë dhënë asnjë shpjegim dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e grimcave në ajër, edhe pse partitë politike janë të angazhuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 11 dhjetor në vend. /albeu.com/