OBRM-PDUKM dje në një konferencë shtypi ka kërkuar nga kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski urgjentisht të merr masa konkrete me qëllim për të reduktuar ajrin e ndotur në Kumanovë.

 

Në fushatën parazgjedhore LSDM premtoi masa për reduktimin e ajrit të ndotur, kurse në Kumanovë ku udhëheq LSDM me vite nuk është ndërmarrë asnjë masë.

‘Për momentin Kumanova është qyteti më i ndotur në Maqedoni me nivelin e grimcave PM10 prej 220 mg/m3. Shihet qartë se kryetari i komunës dhe qeverisja lokale nuk bëjnë asgjë dhe nuk ndërmarrin asnjë masë me qëllim për ta reduktuar ajrin e ndotur në qytetin tonë. Të ishte e kundërta, Kumanova sot nuk do të ishte lider në ndotjen e ajrit në shtetin tonë’, u tha ndër të tjera në konferencë për shtyp. /Telegrafi/