Përfaqësuesit e shoqatës “Zëri” sot me fillim në ora 10 do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Kumanovë ku do të mbahet seanca për gjykimin e Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e katër vjeçarit Almir Aliu.

Ashtu si thuan nga kjo shoqatë, do të kërkohet drejtësi dhe gjykim të drejtë për vrasjen e Almirit dhe tentimit për vrasjen e prindërve të tij për të cilët Iliq do të përballet me një dënim nga 10 vite e deri në  burgim të përjetshëm.

Në këtë rast, përveç Boban Iliçit, akt padi janë ngritur edhe ndaj babait të Almirit S.A.(36), S.D.(36) dhe A.A.(32) nën akuzën për ushtrim dhune.