Ali Ahmetin nuk e ka prekur vrasja në Reçicë, përkundrazi vazhdon me darkat e majme. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mbrëmë ka qëndruar në Kërçovë ku është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti mëson ekskluzivisht Agjencia e lajmeve Zhurnal.
Takimi mes Metës dhe Ahmetit ka qenë shumë miqësorë duke qenë bashkë në darkë, ndërkohë që pas takimit në Kërçovë, presidenti Meta do të udhëtojë drejt Shkupit por duke mos zbuluar arsyen e vizitës së tij.
Agjencia e lajmeve Zhurnal pas pak do të sjellë informacione shtesë mbi vizitën e presidentit Meta në Maqedoni për të mësuar kështu nëse ka qenë zyrtare apo private.