Pompa e benzinës në fshatin e Kumanovës, Proevcë është plaçkitur herët në mëngjes, në orën 4:30 me ç’rast janë vjedhur para nga qarkullimi ditor, shuma e të cilave ende nuk është konstatuar.

Plaçkitjen e kanë kryer katër persona të maskuar të cilët duke u kërcënuar me pistoletë, nga dy të punësuarit në pompë kanë marrë çantat me qarkullimin ditor, pas çka i kanë mbyllur ata në toalet, ndërsa para se të ikin nga objekti, kanë marrë edhe disa steka me cigare.

Po ndërmerren mansa për gjetjen e kryesve dhe për ndriçim të plotë të rastit.