Ka qenë i menjëhershëm reagimi i aktivistëve dhe këshilltarëve të LSDM-së, pas sfilatës së krerëve të BDI-së dhe këshilltarëve komunal të së njëjtës parti në rrugën Tode Mendoll. Rrugë kjo për të cilën autoritetet kanë nisur rinovimin.

“Boll mo me rrena, rruga po shtrohet falë LSDM-së dhe Maksim Dimitrievskit”, njëzëshëm janë deklaruar, të irrituar, në rrjete sociale aktivistë të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, duke i kujtuar opinionit se sa ka qenë diferenca në vota mes LSDM-së dhe BDI-së, pikërisht në Lagjen e Trimave.

BDI siç shihet në fotot e mëposhtme ka dalë në terren, duke pretenduar se me foto do të dëshmojnë se ato janë meritorët për rinovimin e rrugës edhe pse në pushtetin komunal ende nuk janë zyrtarizuar koalicionet.

Untitled