Tashmë dy ditë, në katër shkolla fillore, “Bajram Shabani”, “Naim Frashëri”, “Vuk Karaxhiq” dhe “Hristijan Karposh”  në Kumanovë, pas orës së dytë nxënësit lëshohen në shtëpi.

Arsyeja për këtë është mungesa e derivateve të naftës për ngrohje në të katër shkollat.

Edhe përkundër insistimit, për të mësuar arsyen e mungesës së naftës nuk mundëm të kontaktojmë me dy drejtorët e shkollave shqipe.

Mirëpo, siç na njoftoi përgjegjësi për arsim pranë Komunës së Kumanovës, Zhivko Kërstevski, deri te reduktimi i orëve mësimore ka ardhur për shkak të mungesës së derivateve të naftës për ngrohje. Problemi në fjalë është shkaktuar ngase furnizuesit të deritashëm i ka kaluar afati i marrëveshjes, e ndërkohë që përmes tenderit do të kërkohet furnizues i ri.

“Edhe sot, në katër shkolla kishim problem me mësimin për arsye se nuk ishin të ngrohura mësojtoret, mirëpo në momentin deri sa ne po japim këtë deklaratë, veç ka arritur nafta, ashtu që edhe në ndërrimin e dytë do të ketë probleme, ndërkaq nga nesër puna do të stabilizohet, kurse definitivisht ky problem do të zgjidhet të martën e ardhshme, kur furnizuesi i ri do të sjellë sasi të mjaftueshme të naftës për krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimorë”,- përgjegjësi për arsim në Kumanovës, Zhivko Kërstevski.

Ndërkohë që autoritet komunale thonë se brenda javës problemi rreth furnizimit të naftës do të zgjidhet tërësisht dhe se nuk do të ketë më ndërprerje të procesit edukativo-arsimor të kësaj natyre./Alsat-M