Ministria e punëve të brendshme njofton për një sulm që ka ndodhur ndaj policëve në Kumanovë, transmeton FOL.

Sipas policisë, të dielën rreth ora 15 e 35 minuta në Kumanovë policia ka asistuar një ekipi mjekësor, për ofrimin e ndihmës mjekësore një personit me sëmundje shpirtërore me iniciale T.M. (44) me qëllim që ai të dërgohet nga shtëpia në Repartin për sëmundje nervore në Spitalin e Kumanovës, sepse ka qenë pacient i tyre.
Në momentin kur policët kanë arritur te shtëpia e tij, T.M. ka reaguar i qetë, mirëpo kur policët i kanë thënë të shkojë me ekipin mjekësor, ai nga kuzhina ka marrë një thikë dhe është turrë drejt një polici me qëllim që ta therë me thikë në gjoks. Fatmirësisht ka reaguar një tjetër polic duke e kapur për dore sulmuesin dhe ka penguar që ta therë kolegun e tij.
Policët kanë arritur ta qetësojnë dhe me veturën mjekësore kanë transferuar fillimisht në spitalin e Kumanovës, e pastaj edhe në spitalin e Bardovcës në Shkup.