Edhe katër ditë pas publikimit të lajmit për gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore në fshatin Llopat, komuna e Kumanovës nuk i është përgjigjur apelit të banorëve për ndihmë.

Edhe televizioni Alsat ka kërkuar disa herë qëndrim nga drejtuesit e pushtetit lokal por deri më sot askush nuk është përgjigjur. Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit nëpër disa lagje të Llopatit lëvizja e banorëve është vështirësuar pasi uji kanë mbuluar rrugët.