Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri aktualisht ndodhet në New York tek familjarët e saj ku për pak kohë është duke pushuar, për tu rikthyer më pas me projekte të reja muzikore.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetete sociale, në të cilat numëron me mijëra fansa.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në lnstagram Story, në të cilën ka shfaqur një bebe të vogël të shtrirë në shtratin e saj.

Dafina nuk ka dashur të zbulojë se kush është personi në fotografi, por vetëm ka treguar përmes mbishkrimit se ajo është fijanja e saj, gjë që e bën këngëtaren kumbarë të kësaj vajze të vogël.

 

“Vajza e artë erdhi të vizitojë kumbarën e saj”, kanë qenë fjalët e Dafinës në mbishkrimin e fotografisë.

Mesa duket këngëtarja Zeqiri ka qenë e para që ia ka prerë flokët bebes në fjalë, dhe tani duhet të jetë si një nënë e dytë për të.