Para tre viteve, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja duke u udhëhequr nga interesat shtetërore dhe kombëtare, tregoi guxim dhe vendosmëri në zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët.

Në ditën e sotme para tre viteve u nënshkrua marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë. Marrëveshje e cila ka mbyllur çështje prej disa dekadave mes dy shteteve.

Pikërisht Marrëveshja me Bullgarinë dhe më vonë edhe Marrëveshja e Prespës na sollën anëtarësim në NATO, proces të hapur për negociata për anëtarësim në BE, por edhe bashkëkryesim të Procesit të Berlinit sivjet me çka për herë të parë vendi i cili nuk është anëtar i BE-së, merr pozitë të liderit në këtë program rajonal të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja me Bullgarinë sot është inspirim për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në rajon por edhe më gjerë, ndërsa popullit të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u solli ardhmëri të sigurt, stabile në NATO dhe BE.

Me marrëveshjen e arritur, krijuam model me të cilin e vendosëm të kaluarën e ndarë si themel për një të ardhme më të mirë dhe jetë më të mirë të qytetarëve tanë.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së