Kryeministri Zaev në intervistën e tij për 360 gradë e komentojë deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se shumë shqiptarë gjatë vizitës së tij në Gostivar, e kanë përshëndetur nga afër, bile ka pasur nga ata që e kanë përqafuar.

Me këtë rast Zaev, me ironi e komentoi këtë deklaratë duke  thënë se ”nuk është vërtetë se Mickovskin e kanë përqafuar shqiptarët dhe  se atë  mund ta ketë përqafuar Taravari ose shefi i kabinetit të tij në Gostivar, asnjë tjetër”.

Pas kësaj deklarate që nga shumë komentues u cilësua si tepër e ulët nga ana e kryeministrit, shumë shpejt reagoi edhe Taravari, emri i të cilit u përmend në deklaratën e Zaevit

Reagimi i Taravarit përmes profilit në fejsbuk rishte shumë i shpejt dhe thumbues :

” Murtos së  amnistuar nuk i pengoi  arratisja e Gruevskit, liria e Veljanovskit dhe as burgu i Feta Halimit  se di se pse i është vërsulur Gostivarit”, kishte shkruar Taravari.