Pas vendimit të ShBA-ve për pezullimin e të gjitha aplikimeve për vizat jo-emigrimi nga Turqia, shteti turk i është kundërpëgjigjur menjëherë SHBA-ve.

Përmes një njoftimi për mediat, Turqia ka bërë të ditur se ka pezulluar të gjitha aplikimet për viza të shtetave amerikan në ambasadat turke si dhe gjithashtu ka ndërprerë shërbimet e vizave dhe e-vizave në pikat kufitare.

Deklarata e ambasadës amerikane sot thoshte se, “ngjarjet e fundit e kanë detyruar qeverinë amerikane që të rishqyrtojnë angazhimin e qeverisë turke lidhur me sigurinë e objekteve të misionit dhe personelit amerikan”.