Shkruan Fejzi HAJDARI

Kur bëhen bashkë shqiptarët, BDI-ja është e dobët dhe e frikësuar, prandaj rritet gatishmëria e saj për të pranuar kërkesat tona. Kjo u tregua edhe me Komisionin Anketues për zbardhjen e rastit të Almirit. BDI-ja punon sadopak në të mirë të shqiptarëve, vetëm kur përballet me presion të madh. Prandaj, duhet ta vazhdojmë edhe më tepër këtë presion –Protesta neper qytetet tjera shqiptare. Nëse pak tërhiqemi, BDI-ja do ta shfrytëzojë këtë si dobësi të shqiptarëve, për t’ju kthyer poolitikave të dëmshme antishqiptare, në koordinim me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë tjera maqedonase.
Ideja (e BDI-se) per formimin e Komisionit Anketues per rastin Almiri, tregon dhe deshmon, se BDI-ja po frigohet, kurse formimi i Komisioneve Anketuese tregon se deri tani asnje rast nuk eshte ndriçuar, dhe se te njejtat formohen, per tu zvarritur dhe mosndircuar kurre rastet.

Ja shembuj konkret:
-Komisioni Anketuese per RASTIN SOPOTI, kurre asgje nuk ndricoi
-Komisioni Anketues per NGJARJET E GOSTIVARIT, u formua dhe kurre asgje nuk ndricoi
-Komisioni Anketues per NGJARJET 24 DHJETORIT ne Parlament, u formua dhe kurree asgje nuk ndricoi

P.S. Pra BDI-ja e friguar nga masoviteti i protestes per rastin Almiri, eshte duke u friguar, dhe sidomos tani, me hetimet nga Specialja per Ali Ahmetin, lidhur me deshtimin e Regjistrimit