Mosha në të cilën ju duhet të mos veshni më xhinse tashmë është zbuluar.

Një studim i blerësve britanikë zbuloi se njerëzit mendojnë se mosha 53 vjeçare është mosha më e vjetër që ju mund t’i lejoni vetes për të veshur xhinse.

Duket se me këtë nuk pajtohet redaktorja e revistës më të famshme të modës “Vogue”, Kelly Connor.

Duke shkruar në revistë në vitin 2014, ajo tha se xhinset mund të vishen në çdo moshë, për aq kohë sa kjo gjë bëhet në mënyrën dhe kombinimet e duhura.

Disa ekspertë të modës kanë gjithashtu të njëjtin këndvështrim, duke u bërë thirrje njerëzve që të veshin xhinset derisa ata të mos ndihen rehat me to, ose thjesht të mos ju përshtaten stilit të tyre më, transmeton Klan Kosova.

Hulumtimi  është kryer nga CollectPlus në Britani.

Drejtuesja e marketingut të kësaj kompanie, Catherine Woolfe ka thënë: “Është e habitshme për të parë se hulumtimet tona tregojnë se shumë njerëz mendojnë se xhinset janë të rezervuara për brezin e ri, duke sugjeruar se të gjithë duhet të veshin xhinse vetëm deri në moshën 53 vjeçare”.

“Xhinset janë një material i tillë universal dhe  ka shumë stile të ndryshme në dispozicion  që mund të jenë tërheqëse për të gjitha grup moshat”.

Hulumtimi gjithashtu gjeti se sa është e vështirë për të gjetur një palë xhinse të përsosura.