Simptomat të cilat tregojnë se kur duhet ti drejtohemi mjekut.

1- Imazhi i turbullt ose ndryshe (Astigmatizëm) shkaktohet nga drita që hyn në sy e cila nuk fokusohet në një pikë por shpërndahet në pika të ndryshme.
2- Shikimi i dobët në një distancë të shkurtër
3- Një objekt në një distancë të largët e shikon si dy të tilla
4- Vështirësi të të parit gjatë natës
5- Lodhje të syve apo shikim të dobet përgjatë leximit apo punës në kompjuter
6- Tendosje apo lodhje e shpeshtë e syrit
7- Dhimbje të shpeshta të kokës
8- Vizione të dyfishta
9- Objektet në një pikë paksa të largët është e pa mundur të shikohen
10- Të parit e një rrethi drite gjatë gjithë kohës

Të paturit e ndonjërës prej simptomave të mësipërme nuk do të thotë se ju patjetër keni probleme serioze me syrin por gjithësesi është e rëndësishme që të kryeni një konsultë të përgjithshme me mjekun specialist rreth shqetësimit tuaj për të parë shkaqet që kanë sjellë këto ndryshme në shikimin tuaj.

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë patur problem me shikimin e tyre prej një kohe të gjatë dhe një pjesë e mirë e tyre nuk e kuptojnë se ata mund të shohin shumë qartë dhe mund të mos kenë më problem nëse bëjnë korrigjimin e numrit të syve. Një pjesë tjetër e tyre janë të vetëdijshëm se kanë problem me shikimin por e shmangin kontaktin me mjekun. Fakti është se sa me shpejtë të vërejmë se shikimi jonë po dobësohet është koha e duhur për të kryer vizitën te mjeku specialist.