Moderatorja e njohur Luana Vjollca është një ndër personazhet më të përfolur në mediat sociale.

Së fundmi është duke qarkulluar një video ku bukuroshja ka qenë brenda edicionit të dytë të “Big Brother”.

Ajo nuk ishte një nga banorët, por ishte e ftuar si pjesë e një loje.

Roli i saj ishte që të puthej nga të gjithë banorët para se ata të hidheshin në pishinë me gjithë rroba.

Videoja është xhiruar plot 9 vite më parë, në kohën kur Luana ishte velinë e “Fiks Fare”.

Moderatorja është akuzuar shpesh se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e saj.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e Luanës brenda BB, pjesë e të cilit ishin disa personazhe tY tjerë që sot janë të famshëm. /albeu.com/

iframe src=”https://vid.me/e/twN7?stats=1″ width=”520″ height=”370″ frameborder=”0″ allowfullscreen webkitallowfullscreen mozallowfullscreen scrolling=”no”>