Nga Qenan ALIU

(Me shkas

Kushtetuta e Kosovës është e koncipuar në pajtim me rrethanat dhe aktualitetet që mund të mbisundojnë në shoqëri. Nuk ka ksuhtetutë ideale, por është e mjaftueshme që ajo të jetë funksionale. Askund në botë kushtetutdhënësi nuk mund të parashikojë shpërfaqjen e të gjitha situatave. Madje është alogjike mbase edhe nomotehnika nuk e mundëson normimin e të gjitha situatave apo ngërçeve eventuale. Për këtë egziston mundësia e INTERPRETIMIT në rastin konkret nga Gjykata Kushtetuese e R. së Kosovës si autoritet përfundimtar.

Për, paqartësinë, përafërsisht si të situatës aktuale, Gjykata Kushtetuese pas kerkuesit të autorizuar solli AKTGJYIKIMIN në vitin 2014 ( qysh atëherë kam patur rezervë lidhur me interprerimin në këtë akgjykim për dy çështje) por këtë fjalë të fundit janë të detyruar të gjithë për ta repektuar dhe ZBATUAR. Atë botë ky aktgjykim kushtimisht thënë ishte në favor të PDK-së, ndërkaq kësaj rradhe po del se është në favor të LVV-së, por detyrimisht janë të detyruar për ta respektuar institucionet përkatëse në rastin konkret Presidenti i shtetit.

Koncepti i hartimit të Kushtetutës së Kosovës në kapitujt për zgjedhjen e qeverisë, Kuvendit dhe presidentit ka për synim pët të nxitur dialogimin e (partive politike) e mbi të gjitha shpërfaqjen e kulturës politike. Kushtetuta (Ahtisari) ngërthen frymë bashkëpunimi dhe kompromisesh. Ajo për shumë arsye nëKosovë fituesin e zgjedhjeve e shpërfaq si burim të legjitimitetit.Pa kohabitimin me te vështirë se mund të konstituohen organet e pushtetit. Disa cikle zgjedhore subjekti fitues i zgjedhjeve është dashur ti mundësojë pozitën e kryeminsitrit një subjekti madje edhe të tretë për ta themeluar qeverinë. Mungesa e pranimit të burimit të legjitimitetit politik për subjektin e parë nga të tjerat ka bërë që i pari ti nënshtrohet minimit dhe të reflektojë më ndryshe. Por, fatkeqësisht kultura politike, kompromiset dhe rrespekti i ndërsjellë në favor të demokracisë dhe sundimit të së drejtës si atribute nuk egzistojnë mjaftueshëm tek klasa politike në Kosovë , sidomos gjat procedimeve të zgjedhjes apo konstituimit të organeve të pushtetit shtetëror. Thuaja se të gjitha nga pavarësimi kanë kaluar me metoda dhe forma jokorekte dhe joqytetëruese.

Është për tu habitur se pse kjo klasë politike edhe përkundër gjitha këtyre ngërçeve të paraqitura pas pavarësimit nuk i amandamentuan p.sh për ti qartësuar akoma më shumë dispozitat që shpërfaqën mospajtime e kundërthënie.

Pas MOCIONIT të suksesshëm në kuvend, vendi ka Qeveri në dorëheqe pra Qeveri në detyrë. Pas votimit të këtij instrumenti gjatë dy praktikave pararendëse vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtzakonshme me dekretimin e shpërndarjes së kuvendit nga presidenti i shtetit konform dispozitave kushtetuese.

Shumë kushtetuta të vendeve demokratike ka raste kur ata ,,HESHTIN,,. Kushtetuta e Kosovës në rastin aktual pas Mocionit, kur presidenti i shtetit dërgon shkresë protokolare deri tek subjekti që në zgjedhjet e fundit ka dalë me më shumë mandate për të nominuar kandidat tjetër (nga ai që e ka rëzuar mocioni), NËSE KY SUBJEKT POLITIK NUK I PËRGJIGJET PRESIDENTIT për atë çka kërkon shkresa zyrtare, gjendja mbetet statusquo (qeveria në detyrë vazhdon me punë), ndërkaq presidenti do të obligohet të bashkëbisedoj me partitë parlamentare për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtzakonshme (Në rastim konkret për një datë të përcaktuar me konsensus, kuptohet pasi që të kaloj situata emergjente për shkak të pandemisë globale.)

Pra,E PARA-kushtetuta ,heshtë,, për faktin se nuk e përcakton se për sa kohë duhet nominimin tia dërgoj presidentit, por vetëm përcakton afat kohorë se për sa ditë duhet përbërjen qeveritare ta procedojë në kuvend.
E DYTA- Është alogjike subjektit të cilit para pak kohësh iu është rëzuar kandidati mandatar me anë të mocionit, të ketë munëdësi praktike për të rifituar mandat. E ndërkaq, AKTGJYKIMI (2014) pa pëlqimin e subjektit të parë në zgjedhje, përsëri nuk lejon që nominimi ti mundësohet subjektit të dytë me mandate pa pasur pëlqimin e subjektit të parë , NË FAKT PA REFUZIMIN ME SHKRIM TË NOMINIMIT (pa harmonizimin e qëndrimeve me subjektin e parë dhe të tjerat për të pasur numrin e nevojshëm të votave).

Përveç Aktgjykimit të kushtetueses e cila është e barasvlefshme me dispozitat kushtetuese, egzistojnë edhe dy raste të veprimit praktik kur vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.me dekretimin e presidentit të shtetit.

E gjithë kjo të nxjer përfundimin se pas mocionit , presidenti zbaton procedurat sa të jetë e mundur për ti shmangur zgjedhjet para se ta shpërndajë kuvendin. Heshtja e subjektit të parë e imponon presidentin të negociojë për një datë të mundshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Varianti dytë është i mundshëm vetëm me DAKORDËSIN e subjektit të parë në rastin konkret të LVV-së. Por shtrohet pyetja-a mundet praktikisht të arihet një dakordim, kur kihet para syshë se opozita dhe partneri i koalicionit e rëzuan qeverinë në kohë PANDEMIE.

Ndërkaq, nëse presidenti futet në skenarin për të shkuar me arbitraritet në variantin e dytë, atëherë e shtynë vendin në eksperiment të rezikshëm duke UZURPUAR LEGJITIMITETIN POLITIK;JURIDIK E KUSHTETUES TË LVV-së. Ky variant do të mund të vijonte vetëm nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese pas një iniciative eventuale të sjellë PRECEDENT tjetër . Në të kundërtën pas verdiktit të Gjykatës gjithçka do të kthente në gjendjen e mëparshme, ndërsa krejt kjo do të ishte një imazh i zymtë i një shoqërie me kapacitete të zbehta të shtetndërtimit.

Është fakt i provuar se jo gjithë herë ZGJEDHJET janë ZGJIDHJE, por në demokracitë përfaqësuese, kur nuk mund të meren vesht të zgjedhurit, duhet të kthehen për të vendosur SOVRANI .

(q/a)