Arben Labënishti nga Lëvizja BESA në “Click Plus”: Ne si BESA jemi të etur për bashkëpunim e për unifikim të partive politike shqiptare, por kjo do të ndodhë kur partitë do të dekriminalizohen dhe nuk do të jenë pjesë e këtyre partive politikanët e inkriminuar
 

O ti ”bak Beni” (në shqip: shiko këtu), po na thua se: Lëvizja Besa “e etur për unifikim” por kjo nuk do te ndodh sepse ajo vlerëson se partitë tjera janë të kriminalizuar. Kujtojmë se po ky ”bak Beni” i cili tani më në CV e tij figuron se ka humbur dy herë zgjedhjet, herën e parë në Strugë, e tani edhe në tërë vendbanimet shqiptare ku shtrihet njësia zgjedhore numër 5. Herën e parë nuk i mjaftoj as mbështetja e pushtetit, BDI-së, dhe humbi, tani nuk i ndihmuar as “lirat me bollëk” të Besës, për ti humbur përsëri zgjedhjet. E tani ti merr të drejtën edhe ti fyesh shqiptarët se kanë bërë zgjedhje të gabuar, për këtë arsye ju nuk do bëni pjesë në unifikimin e platformës kombëtare kundrejt palës maqedonase. Pra ju të Lëvizjes Besa, qenkeni të vetmit, që do mund ti përfaqësoni denjësisht shqiptarët (ata që asnjëherë nuk ta besuan votën ty).

O ti ”bak Beni” se deklarohesh edhe djathtist, i cili bëri karrierë politike në BDI, e tani si “djathtist” je te Besa, e kush dreqin e di se çka janë ata, e ty tani më të njohim, se ti me traditë familjare je djathtist e vet je një konformist, edhe atë mendjemadh. Tani je në vendin e duhur aty ku jeni mbledh të gjithë “kibrlitë” dhe mendoni se shqiptarët që nuk votuan Besën janë të pa besë, dhe nuk meritojnë të mbrohen përpara palës tjetër!  

O ti ”bak Beni” i Lëvizjes Besa, shqiptarë janë edhe ata 80-mijë votues të BDI-së, mos i kriminalizo, edhe ata 35-mijë votues të Aleancës për Shqiptarët, myslimanë janë, dhe besojnë në Zot, sepse pretendoni se edhe Zotin e keni marr ju.  

E për sa përket takimit të partive shqiptare, si për “çudi” Bilali ia kishte konfirmuar shkuarjen në takim Ali Ahmetit (që më pas të tërhiqet, veprim i përsëritur disa here nga ai, arsyeja se nuk vendos vet, por “telefoni i kuq”) deklaron se qeveria teknike do ishte zgjedhja e ngërçit politik. A nuk është kjo një dëshmi o ju “besatar” se kjo ide bie ndesh me idenë e unifikimit dhe kushtëzimit me pikat që janë interesa kombëtare, ndaj palës maqedonase, tani kur rezultati na favorizon si shqiptare, apo ideja gjeniale e “besatarëve” për shpëtim të palës tjetër nga ky kushtëzim, përmes një qeverie teknike.

 

Shtrohet pyetja: SI I KENI HALLET O JU “besatarë”? Shume shpejte do ju bien maskat, e do shfaqet e vërteta, se ajo mund te vonoje, por ne fund, çdo gjë do del ne shesh. A mendoni se me propagande përmes megafonave mediatik, portaleve dhe facebook analistëve te paguar me lira të arta, do e mjegulloni të vërtetën? Do fryjnë erëra te forta, do kthjellohet çdo gjë, e vërteta do del lakuriq. E atëherë?

Shkruan: Shkëlzen Alija​