Shkruan: Prof. Abdulla MEHMETI

A mos e din dikush, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, në Shkup, kush ua përgatit listat e të ftuarve dhe në bazë të cilave kritere, në pritjet që organizojnë për shënimin e ditëve të Pavarësisë së shteteve që i përfaqësojnë?

Çfarë duhet t’u themi fëmijëve tanë, si t’i edukojmë që ta duan Atdheun e tyre; se duhet të jenë agjentë të huaj, puthadorë e antikombëtarë të dëshmuar, propagandues të bashkim-vëllazërimit is-jugosllav, degjenerues ideniteti të tipit multi-kulti, anëtarë të partive politike joshqiptare dhe funksionarë pushteti, që të nderohen nga pushteti i atdheut të tyre, në pritjet solemne, me mirënjohje e dekorata, në Tiranë e në Prishtinë, si dhe në përfaqësitë e tyre diplomatike?!

Disa suratë të “politikanëve”, “shkrimtarëve”, “intelektualëve”, “analistësve” nga Maqedonia, që i shikojmë në tv, gazeta, revista, në Tiranë dhe në Prishtinë, janë për dhimbje e piskamë. A i njeh dhe lexon dikush biografitë e vërteta të tyre, ruana Zot dosjet e tyre agjenturore e kriminale, antikombëtare, apo janë Jezexhizuar Tirana e Prishtina zyrtare, përfundimisht?!

Për këtë sorte njerëzish edhe “Xhemijeti” dhe LSDM e VMRO janë vazhdimësi e Rilindjes Kombëtare Shqiptare!

Çohu Gjergj Fishta nga varri, që edhe atë nuk ta la pa prishur kjo racë bastarde!

(14 shkurt 2020)