Në fundjavën që iku, Mulla Sula merr pjesë në përurimin e një xhamie, në të cilën fjalën kryesore e patën Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, krytari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta si dhe Bajram Kadrija kryetar i Komunës së Vrapçishtit, por edhe deputetë dhe ministra të BDI-së. Po çka kërkojnë strukturat partiake në një event fetar, në një objekt fetar dhe para fetarëve

Nga Servet Osmani

Këto ditë lexova një shkrim shumë objektiv nga Afrim Tahiri, i cili bënte fjalë për një dukuri të trishtueshme që tashmë këmbëkryq është ulur në mes të Bashkësisë Fetare Islame të Mulla Sulës. Institucioni i vetëm fetar i myslimanëve të Maqedonisë, i cili dikur isht simboli i unitetit të myslimanëve të vendit, tashmë është shndërruar plotësisht në filiale të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe, me këtë ka marrur fund karakteri i tij ekskluzivisht fetar. Tashmë BFI-ja e Mulla Sulës po vlon nga partizimi i saj së brendshmi. Sot, si reagim dhe si kundërpërgjigje qëndrimit të Mulla Sulës që BFI-në ta shndërrojë në bahçe të babës për BDI-në, janë qindra imamë që aderojnë gjithnjë e më hapur në Lëvizjen Besa, janë me dhjetra të tillë që aderojnë në partinë e Zijadin Selës. Janë me dhjetra të tjerë që fshihen korridoreve të LSDM-së (këtu shihet edhe Mulla Sula). Gradualisht, vetëm një grusht imamësh dhe nja dy-tre grushta udbashës në krye me Mulla Sulën kanë ngelur të vegjetojnë në BDI-në e Gostivarit, e cila akoma po përzihet në drejtësinë e shtetit, duke mbrojtur kriminelë e delikuentë të cilët duhet të jenë gjidhënës të këtij sekti të BDI-së.
Nuk është më i vërtetë ai prononcim i dy-tre vite më parë i Mulla Sulës që thoshte se nuk arrinë ti kontrollojë nja dy-tre xhami në Shkup. Sot, Mulla Sula nuk kontrollon asnjë xhami, madje edhe ato që i ka ia lë në dorë BDI-së. Mulla Sula, sot, nuk ka asnjë grimcë guximi që të niset vetë, si xhemat, e të futet në një nga xhamitë e vendit. Është shumë i vetëdijshëm që do të shqelmohet si ai me bisht nën shalë. Prandaj, i afrohet xhamive me pompozitet që ia krijojnë dofarë udbashë e do farë politikanë të cilët më tepër etjen shpirtërore e shuajnë në Skopsko se sa në xhami, të cilët xhamitë më tepër i përcepojnë si gjeneratorë të votave se sa si vend për tju lutur Allahut xh.sh.
Në fundjavën që iku, Mulla Sula merr pjesë në përurimin e një xhamie, në të cilën fjalën kryesore e patën Kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi, krytari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta si dhe Bajram Kadrija kryetar i Komunës së Vrapçishtit, por edhe deputetë dhe ministra të BDI-së. Këta persona ju mbajtën ligjerata dofarë myftive, pak hoxhallarëve dhe dy-tre grushta udbashëve, ndonëse do të duhej të ishte e kundërta. Po çka kërkojnë strukturat partiake në një event fetar, në një objekt fetar dhe para fetarëve?
Pa dyshim, përurimi i kësaj xhamie, dita e diel e 11 qershorit, në fakt e zyrtarizoi koaliconin politik në mes të BDI-së dhe BFI-së së Mull Sulës, në prag të zgjedhjeve lokale. Me këtë gjest, Mulla Sula nuk ka më kurrfarë kredibiliteti e as autoriteti që tju drejtohet teologëve me ultimatum që mos të përzihen me asnjë parti politike. Mulla Sula nuk ka të drejtë që ti orientojë hoxhallarët atje ku ka qejf ai, sepse hoxhallarët e vendit tashmë po ia bëjnë me dije se do të pozicionohen atje ku do të ndjehen më të fortë, në subjekte politike prej nga më lehtë do ta luftojnë jo vetëm partinë oponente por edhe vetë Mulla Sulën si aleat i partisë oponente qeveritare si dhe si shkatërrues i Institucionit dikur të vetëm fetar islam BFI-së në RM./1kliklarg.com