Të gjithë pëlqejmë të veshim dhe të blemë rroba të reja.

Por a e dini që nuk duhet t’i vishni asnjëherë pa i larë përpara?

Një investigim i kryer ka arritur në përfundimin që nuk është aspak një ide e mirë të vishni rrobat e reja pa i larë fillimisht ato.

Philip Tierno, Ph.D dhe drejtori i Institutit të Mikrologjisë dhe Imunitetit në Universitetin e Nju Jorkut tregon se disa teste të kryera kanë treguar shumë veshje përmbajnë lëndë dhe bojra kimike shumë të rrezikshme, që mund të shkaktojnë probleme të rënda të shëndetit.

Nga testet e kryera në një gamë të gjerë veshjesh ka rezultuar se ato përmbajnë shumë lëndë të tilla që shkaktojnë probleme dhe irritim të lëkurës, sekrecione dhe infeksione të kategorive të ndryshme.

Madje veshjet e brendshme janë ato që janë më të predispozuara të sjellin këto shqetësime.