Shumica e njerëzve pasi të zgjohen shkojnë drejt e në kuzhinë për të bërë një filxhan kafe të nxehtë ose për të pirë një gotë ujë të ftohtë. Megjithatë, për t’i marrë përfitimet më të mira nga uji duhet të mos e pini ujin shumë të ftohtë.
Të pini ujë të vakët është gjëja më e mirë që mund ta bëni, pasi ka shumë përfitime shëndetësore dhe është mënyra më e mirë për ta filluar ditën.
Ja një listë përfitimesh nga uji i vakët:
1.     Lehtëson dhimbjet
2.     Përmirëson lëvizjet në zorrën e trashë
3.     Përmirëson qarkullimin e gjakut
4.     Ndihmon në humbje të peshës
Sipas një studimi të kryer nga gazeta ‘Natural Science, Biology and Medicine’, uji i vakët ndihmon shumë në humbje të peshës.
Pse të pini ujë të ftohtë është keq për shëndetin tuaj?
Të pini ujë të ftohtë kur jeni shumë i nxehtë apo kur e keni shumë nxehtë në ditët e verës ju duket mirë dhe freskuese.
Kjo ju ndihmon që të freskoheni brenda sekondave, por besojmë se kurrë nuk e keni ditur se çfarë i bën trupit uji i ftohtë.
–         Kur pini ujë të ftohtë, trupi juaj duhet të zgjerojë energjinë për të ngrohur ujin në mënyrë që ta përdorë atë
–         Uji i ftohtë ngushton enët e gjakut, duke reduktuar hidratimin dhe aftësitë absorbuese të tyre
–         Pirja e ujit të ftohtë ngurtëson yndyrnat në ushqimin tuaj, duke ia bërë trupit më të vështirë tretjen e ushqimit
–         Uji i ftohtë krijon mukozë të tepërt në sistemin tuaj të frymëmarrjes. Kur mushkëritë tuaja mbi-nxehen, ju bëheni më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe shanset për një infeksion në fyt janë më të larta