Nuk është kurrë vonë që ta lini duhanin, për shkak se njerëzit që heqin dorë nga duhani në të gjashtëdhjetat e tyre, i presin shanset për të vdekur nga sëmundjet që shkakton duhani.

Shkencëtarët e kanë vërtetuar se nëse e lini duhanin në moshën e shtyrë, mund të jetoni edhe më gjatë, shkruan Daily Mail, transmeton FOL.

Një studim i kryer nga shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara, ka zbuluar se duhanpirësit e moshës 70 vjeçare, janë më të prirur të vdesin se sa ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Mirëpo nga këto studime ata kanë zbuluar po ashtu se nëse e lini duhanin edhe kur të jeni 60 vjeç, mund ta shpëtoni veten.