Po e rikthej pak memorin time në vitin 2001 dhe dua të ndaj diqka me ju miq, dashamirë dhe bashkëluftëtare një ngjarje ku ishte periudha e fillimeve të luftës së 2001 ku e kuptuam se ramë në një pritë shumë e rrezikshme bashkarisht me shokët, me qen se I kam pasur familjarë, po asaj kohe i trajtojsha si shokë sepse e kishim idealin e përbashkët të njëjtë për kombin tonë.
Strazha e Komunës së Likovës më 13 mars të vitit 2001 ku një pjesë të armatimit e ka paguar 15 mij marka gjermane, Murat Jashari vellau I Komandat Kumanovës , ndërsa ne e morëm po këtë armatim nga Xhemail Iseni dhe e stacionuam në Vaksincë,Ndërsa armatimin tjetër e kemi tubuar nga Drenica që shokët tonë naj kan dhënë falas dhe kemi sjellur në Gjilan nga Drenica bashkarisht me kushëririn tim Zaim Alilin kurse nga Gjilani deri në Vaksincë e ka sjellur Skender Alili.
Po sa u nisëm për tu stacionuar në pikën kufitare strazhë të Komunës së Likovës nga Vaksinca për ta hapur korridorin për bartjen e armatimin Unë Naim Alili me Zaim Alilin, Gazmend Alili, Naser Avdyli, Argjent Avdyli, Blerim Avdyli, Armend Avdyli, Arsim Bajrami ndoshta ka qen dhe dikush tjetër por s’po me kujtohet, dhe por sa kemi arritur 1000 metre afër pikës kufitare u ballafaquam me një rrethim dhe pritë shum të rrezikshme ku I rezistuam kundër armiqve. Zaim fatmirësisht e ka vërejtur një dritë të cigares, ku aty e ka stopuar Traktorin në distancë 10 metre largësi dhe I ka. pyetur në gjuhën shqipe se kush jeni ju, Ata sjan përgjigjur dhe njëherë i pyeti me tonë të lartë se kush jeni ju? Ndërkohë sa duke Folur Zaimi në i morem pozicionet të gjithë, Pastaj Zaimi gjuati një rrafal të kallashnikovit dhe aty filluan nga 4 anët të na sulmojnë po edhe ne ju pergjigjeshim, Në këtë aksion u plagos shum rëndë Zaimi 3 plumba në bark dhe 1 në gisht të këmbës, Zaim 2 metre u tërhoq mbrapa dhe më ra në gjoks dhe më tha se jam plagosur rëndë por ju vazhdoni gjuajtjet, por këtu duhet ta ceki aktin e shpetimit që e bëri Naser Avdyli me mortaj 500 she dhe ku arritëm ti largonim armiqtë nga pozicionet e tyre dhe ne ta tërheqim Zaimin nga ai vend ku një pjesë e armatimit mbeti në atë vend.
Duke u tërhequr ne dhe duke zbritur për ka Vaksinca me të plagosurin Zaimin e kam telefonuar Shokun tim Murat Bajramin dhe I kam kërkuar që të vi për të na ndihmuar dhe murati ka siguruar një kalë dhe ka ardhur bashkarisht Murati Vellau im Emini dhe Idrizi, dhe e ngaruam disi Zaimin në Kalë dhe e sollëm në Shtëpinë time në fshatin Vaksincë, dhe e kam informuar Murat Jasharin se jemi ra në prit, Murat Jashari me tha Naim thire vellaun tim Xhemajl Jasharin dhe ish kryetarin e Komunës së Likovës Husamedin Alilin, dhe unë I thira Xhemajlin dhe Uskin ndërsa kur I kërkoja ndihmë ata njeher spranuan, përsëri e thira Murat Jasharin dhe ai mu pergjigj:Naim nëse nuk vinë me urdherin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së duhesh të shkosh dhe ti pushkatosh, ndërsa në mëngjes erdhi Shoferi i Uskit, ka ardhur Vait Saiti, Rexha I seferve dhe disa të tjerë. E ngarkum Zaimin në Makinën e ish Kryetarit Uskit dhe e nisëm për në Spital të Tetovës ku Vait Saiti e kishte organizuar me Fadil Sulejmanin pritjen e Zaimit në spital, ndihmën e parë e kanë dhënë Fadil Sulejmani dhe Kastriot Haxhirexha, por sapo e kan stacionuar Zaimin në spital filluan luftimet në kalanë e Tetovës dhe Kastriot Haxhirexha e ka përgatitur për ta dërguar në Shqipëri dhe në pikën kufitare qafë thënë e ka pritur Ambulanca e spitalit të Tiranës ku një faliminderim i veqant shkon për të gjithë konteibuesit, ku zaimi pas shërimit përsëri I bashkangjitet luftës së vitit 2001 dhe radhitet në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare,dhe aktivitet për përgatitjen e luftës vazhdon me tutje.
Por realiteti I luftës do të tregohet I tëri.