Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, në intervistën e fundit në “Opinion” ka folur për koalicionin me LDK-në dhe për krijimin e qeverisë së re. Ndër të tjera ai ka folur edhe për shqiptarët e Maqedonisë.

I pyetur se çfarë raportesh do të ketë Kurti me shqiptarët e Maqedonisë dhe me forcat politike në vend, Kurti ka thënë se do të ketë raporte shumë të mira.

“Shumë të afërta. Besoj që edhe me kryeministrin Zaev dhe me partitë politike shqiptare do të mund ta risim bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Kurti ka folur për qeverisjen e ardhshme e cila pritet që LVV dhe LDK të dakordohen për koalicionin e ardhshëm. Në vijim mund ta ndiqni intervistën e plotë. /Gjurmë/