Lideri i Lëvizjes opozitare “Vetëvendosje”  Albin Kurti ka shkruar në Fejsbuk se dorëheqja e Ramush Haradinajt është vonuar me arsye të gabuar.

Ai ka konstatuar se ka ardhur koha kur Haradinaj është dashur të jap dorëheqje nga funksioni i kryeministrit.

“Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Moti është dashur të japë dorëheqje. Psh. kur e ndërroi qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur emëronte nëpër borde e menaxhmente ndërmarrjesh me mbiemra familjesh e librezë partie, kur me 13 dhjetor 2018 e dha propozimin për marrëveshje ‘Atisari Plus’ me Serbinë, kur e paloi e rrafshoi buxhetin me asfalt, kur e kërcënoi prokurorin Blakaj, kur delegacioni për bisedime me Serbinë i doli anti-kushtetues etj.etj”, ka shkruar Kurti.