Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Përderisa raundi i fundit i bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u zhvillua më 19 korrik në Bruksel, takim në të cilin kryeministri i Kosovës ia ka rikujtuar palës serbe të gjitha krimet që ajo i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë historisë, deri në shpalljen e pavarësisë, për të ecur në rrugën e shpejtë të anëtarësimit në BE, Serbia duhet detyrimisht ta njoh Kosovën pa kurrfarë kushtesh dhe njëkohshëm të pranojë edhe përgjegjësitë për te gjitha krimet dhe tri gjenocidet që Serbia hegjemoniste kanë kryer ndaj shqiptareve. Përgjegjësia për krimet ndaj shqiptarëve duhet të pranohet jo vetëm për ato të Kosovës së sotme por që nga Nishi, Toplica e Kurshumlia, dhe atë qysh nga vitit 1878 e këndej deri te lufta e fundit çlirimtare, në vitet 1998-99,kur Serbia okupatore serish kreu krime të rënda lufte dhe gjenocidin e radhës ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë.

Partitë e kriminalizuara të cilat sunduan këtë vend për mbi dy dekada, në mënyrën më të egër kriminalo-mafioze, sot shihet më qartë se kurdoherë më parë, që ishin në shërbim komplet të Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë fashiste, të cilat në krye me kuislingun Hashim Thaçi, në kundërshtim me të gjitha rregullat penalo- juridike të vendit dhe ligjet ndërkombëtare, për turpin e tyre të papërshkrueshëm, shkuan deri atje, sa kërkuan edhe ndarjen e Kosovës, duke paguar edhe qindra mijëra euro për çuarjen përpara të kësaj ndarjeje edhe pse kompromiset nuk duhej ti bënte Kosova që gjatë luftës ishte detyruar të ngritej në vetëmbrojtje por Serbia si shtet agresor, e cila edhe trupat e vrarë dhe të kidnapuar të shqiptarëve nga okupatorët gjenocidial serb, vet krimineli Vuçiq vazhdon ti mbajë peng, sot e atëherë në Serbi.