Albin Kurti, për herë të parë ekskluzivisht në “Pressing”

Albin Kurti, për herë të parë ekskluzivisht në “Pressing”

Gepostet von Gazeta Express am Donnerstag, 25. April 2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se është pro një koalicioni me LDK-në për qeverisjen e ardhshme.

Ai shtoi se duhet pritur që të përfundojë procesi zgjedhorë brenda LDK-së, e pastaj të flitet mbi koalicionin e ardhshëm.

I pyetur se a do të jetë përsëri Vetëvendosja e vetme në garë zgjedhore apo do të bëj koalicion me ndonjë parti, Albin Kurti ka deklaruar se është i hapur për një koalicion të mundshëm me LDK-në.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, por kemi nevojë më shumë bisedime me ta” tha Kurti.

“Gjithsesi një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ishte i mirë për Kosovën. Hapa mbrapa nuk ka, ka vetëm hapa para, por që janë të ngadalshëm” shtoi Kurti.