Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur përkrahjen e tij për Kosovën në ndeshjen e sotme ndaj Çekisë.

Kurti me këtë rast tha se me zemër do të jetë në përkrahje të Kosovës. Forca djema shkruan Kurti në Facebook.

“Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Wermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!”.

Postimi i plotë:

Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Wermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë.
Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!