Kreu i LVV-së Albin Kurti ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari kanë frymëzyar një komb për të luftuar për çlirim, raporton Zeri.info.

Kurti në një postim në “Twitter” theksoi se askush deri më tani nuk është dënuar për këtë masakër, e që sipas tij për këtë nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi dhe përgjegjësi.

“Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari frymëzuan një komb për të luftuar për çlirim. Deri më sot askush nuk është dënuar për këtë masakër. Ne po ashtu përkujtojmë gjithashtu se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi dhe përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.

Sot nw vend po shënohet dita e dytë e “Epopesë së UÇK-së” në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së, dhe familjes së tij.