Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruan se sfidën e koronavirusit do e kalojmë së bashku.

Kurti përmes këtij postimi këshillon popullin që të lajnë duart, të shmangin turmat, të qëndrojnë në shtëpi si dhe të dëgjojnë ekspertët, shkruan arbresh.info

Ai ka thënë se më veprimet e ndërmarra deri më tani dëshiron që të mbroj qytetarët e sidomos të moshuarit që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Postimi i tij i plotë:

“Me veprimet tona ne duam të mbrojmë qytetarët tanë, veçanërisht të moshuarit që janë më të rrezikuar nga # koronavirus. Higjiena duhet të jetë kudo.

Lani duart, shmangni turmat, mos tundni duart, qëndroni në shtëpi, dëgjoni ekspertë dhe mos u frikësoni.

Do ta kalojmë këtë së bashku!”, ka thënë Kurti nw Twitter.