Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  po qëndron për vizitë në Sarajevë.

Ai ka bërë të ditur sot se në Sarajevë, ka takuar kryeministrin e Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdic.

Kurti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se se me kryeministrin Zvizdic ka biseduar për marrëdhëniet Kosovë- B&H dhe situatën politike në Ballkan.

Takim me Kryeministrin e B&H, z.Denis Zvizdic. Sot, në Sarajevë, takova kryetarin e Këshillit të Ministrave, përkatësisht kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës (B&H), z.Denis Zvizdiq, në zyrën e tij. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, situatën politike në shtetet respektive dhe atë në rajon. Paraprakisht mora pjesë në Sarajevo Business Forum, me ftesën e kryeministrit Zvizdiq.” ka shkruar Kurti në rrjetin social facebook.

I pari i Vetëvendosjes, gjithashtu kishte pasur takime me krerë të tjerë të rajonit.

“Në margjina të këtij forumi takova shumë politikanë, diplomatë e investitorë të ndryshëm, në mesin e të cilëve ish presidentin kroat Stjepan Mesic, ministrin slloven të zhvillimit dhe teknologjisë, z.Zdravko Pocivalsek, kryetarin e Odës Ekonomike të Federatës së B&H, z.Mirsad Jasarspahic, ish-ministër i mbrojtjes, Selmo Cikotic, zëvendës kryetarin e Kuvendit të B&H, Safet Softic, pastaj z.Bogic Bogicevic etj”, ka shkruar Kurti.