Kryeministri i Kosovës gjatë kësaj jave do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me dakordimin e arritur në më 18 mars në Ohër.

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka njoftuar në konferencën për media pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së Kuvendit se seanca e ku do të raportojë Kurti, do të mbahet të enjten.

“22 mars me fillim nga ora 12:00. Agjendë do të ketë pikat e papërfunduar në seancat e mbajtura më 19 janar, 2 shkurt, 9 shkurt, 13 shkurt dhe 9 mars. Me këtë do të përmbyllen pikat e papërmbyllura të seancave të mëhershme. Kryesua u dakordua për një seancë të re më 23 mars, ditën e enjte, dy pikat e rregullta të rendit të ditës ajo e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të hiqen në mënyrë që të ofrohet mundësi dhe kohë të kemi njoftimin e kryeministrit Kurti për takimin e Ohrit. Gjithashtu do të mbahet diskutimi edhe për dy vjetorin e qeverisë”, ka thënë ajo.