Ballina Lajme Rajoni Kurti: Thaçi e pranoi sot fajin për deportimin e turqve

Kurti: Thaçi e pranoi sot fajin për deportimin e turqve

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e pranoi sot  fajin për deportimin e paligjshëm të gjashtë shtetasve nga Turqia.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ndërmjet tubimeve anembanë Kosovës kundër PANhajnisë sot kishim protestën kundër kryeprokurorit pa kryeaktakuza.

“Ndërmjet tubimeve anembanë Kosovës kundër PANhajnisë sot kishim protestën kundër kryeprokurorit pa kryeaktakuza. Njëkohësisht, shefi i tij që është President, me sikletin komik dhe nervozizmin arrogant, paqëllimshëm e pranoi fajin për deportimin e paligjshëm të gjashtë shtetasve nga Turqia para Komisionit hetimor parlamentar.

Vazhdojmë me tubime dhe protesta… Ata bashkë janë, bashkë do të shkojnë”, ka shkruar ai.