Prishtinë, 14 qershor – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, I shoqëruar nga zëvendëskryeministri I parë, Besnik Bislimi, sot pasdite udhëtoi drejt Brukselit, ku nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi qeveritar, Përparim Kryeziu porositi se takimi I nesërm në selinë e BE-së nuk do të thotë vazhdim I dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të jetë “me qëllim që të arrihet pajtueshmëri për kapitullin e ardhshëm” në negociatat mes dy shteteve.

“Siç themi vazhdimisht, takimi I nesërm nuk është pjesë e dialogut, por është për dialogun. Atje kryeministri Kurti do ta prezantojë vizionin dhe qëndrimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të (dialogun), që duhet të jetë parimor dhe I drejtë, në shërbim të popujve të të dy vendeve dhe I ndarë nga I deritanishmi. Do të thotë, takimi do të jetë me qëllim që të arrihet pajtueshmëria për kapitullin e ardhshëm të dialogut dhe agjendës të tij”, shkroi Kryeziu në faqen e tij në Fejsbuk.