Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se ai asnjëherë nuk ka dhënë premtim për heqjen e vizave.

Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se heqja e vizave për Kosovën nuk po ndodh për shkak se disa vende nga Bashkimi Evropian po hezitojnë.

“Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim me afate për heqjen e vizave, as në fushatëe as në detyrë. Kemi pasur raste kur në të kaluarën kanë thenë se do të ndodh për 15 muaj, 90 ditë. Mua asnjëherë nuk më keni dëgjuar ashtu. Edhe pse janë plotësuar 95 kriteret.”- tha Kurti.

“Muajin e ardhshëm bëhen katër vjet kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave. Por, kjo nuk po ndodh sepse ka vende që ende hezitojnë dhe rezistojnë. Ka edhe deklarata që nuk janë në linjë as me vet Brukselin, por ne përpiqemi që me durim dhe përkushtim që t’i sqarojmë ata”.