Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë që po e mbanë për media, bëri të ditur se partia të cilën ai e udhëheq është bërë pjesë e dy organizatave botërore.

Ai tha se anëtarësimi i Vetëvendosjes në këto dy organizata është sukses për Kosovën.

“Prej dje Lëvizja Vetëvendosje është pjesë e dy organizatave më të mëdha në botë, në atë socialisteve dhe progresistëve. Ky është sukses për Kosovësn, në kontrast me dorëzimin e qeverisë Koti, në përpjekjet për pranimin ndërkombëtarë të Kosovës”, tha ai.