I punësuari në komunën e Shuto Orizares, për të cilin Prokuroria e Shkupit propozoi masën e paraburgimit 30-ditor për mitmarrje, ndërsa SPB- Shkup dorëzoi kallëzim penal, nuk ishte këshilltar i kryetarit të komunës së Shuto Orizares, por ishte shofer, kumtoi sot kabineti i kryetarit të komunës, Kurto Dudush.

S.M. (40) ishte arrestuar më 27 shkurt në orët e pasdites në hapësirat e komunës, ndërsa mediat transmetuan se ai ishte këshilltar i kryetarit.

“Në të njëjtën ditë në media u paraqitën informacionet e rreme se bëhet fjalë për person i cili është këshilltar i kryetarit të Shuto Orizares. Në media të caktuara u plasuan edhe informacione të rreme se edhe kryetari është në arrest dhe ka pranuar ryshfet. Për të gjitha informacionet e rreme dhe të pasakta, të cilat qarkulluan në opinion dhe të cilat e dëmtuan reputacionin dhe ndershmërinë e kryetarit të komunës, si dhe rejtingun e komunës tashmë janë në ndërmarrë masa  përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Kabineti i Dudushit thekson se komuna e Shuto Orizares dhe kryetari kanë synime për luftën kundër korrupsionit, ruajtjen e ligjeve për implementimin e drejtësisë, mbi secilin person fizik dhe juridik.