Aleanca për Shqiptarët do të mbajë kongresin e tretë të saj në 27 Mars të këtij viti.
Siç duket Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka shfaqur ndonjë formë të organizimit në degë për caktimin e anëtarëve që do të marrin pjesë në Kongres dhe do të votojnë kreun e ri të partisë.
Kjo mund të shihet në aspektin e asaj që shumica e anëtarëve publikisht janë shprehur që është koha që partia më e madhe opozitare të merr udhëheqje të re pra që Ziadin Sela të mos vazhdojë të jetë në krye të ASH-së. Por lind pyetja kush do të zëvendësojë Selën në krye të opozitës?

Ashtu siç dihet statuti i Aleancës për Shqiptarët nuk e lejon që një anëtar të zgjidhet më shumë se dy herë në krye të Aleancës për Shqiptarët deri sa Ziadin Sela ka mbaruar më mandatin ligjor prej tetë viteve. Andaj është e nevojshme që në Aleanca të ketë lider të ri.

Shumica e anëtarëve në rrjetet sociale dhe në degë të ndryshme e shohin të nevojshme që bajraktarin e fitores ta merr në dorë kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Arsyetimi është i thjeshtë, Arben Taravari ka fituar në çdo cikël zgjedhor në rajonin e Gostivarit, ai ka mundur individualisht dy herë BDI-në, ndërsa edhe në zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare ka dalë me rezultat tepër të thellë ndaj këtij subjekti.

Arben Taravari shihet si më i preferuari dhe më i qëlluari në zgjedhjen e kreut të ri. E gjithë kjo mund të ndodhë në qoftë se Ziadin Sela do të respektoj statutin e partisë së tij dhe nuk do të shkel statutin siç e bëri në zgjedhjet e fundit me degën e Bogovinës.

Kongresi i Aleancës për Shqiptarët mbahet më 27 Mars ndërsa deri tani zyrtarisht nuk ka kandidat, por jo zyrtarisht Ziadin Sela pritet të garojë me Arben Taravarin për të parin e opozitës shqiptare./fol.mk