Profesor Destan Hajdini

Sot 34 vite më parë u organizua protesta gjiithëpopullore në Kumanovë, përmes së cilës u demonstrua papajtueshmëria dhè revolta kundër masave antishqiptare si rrënimi I mureve dhe objekteve, mbyllja e paraleleve të shkollave të mesme në gjuhen shqipe, përjashtimin e kuadrit arsimor nga puna etj.

Politika antishqiptare intensifikohej në vazhdimësi e veçanërisht pas ngjarjeve revolucionare të vitit 1981, me kērkesen për Republikë në kuadër të RSFJ-së.
Në vend që të pranohet nji kërkesë e tillë e drejtë dhe legjitime, pushteti përdori dhunē duke vrarë e gjymtuar qindra protestues.
Pas kësaj ngjarje, përndjekjet, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve nuk ishin më lajm, sepse ishin të përditëshme dhe sipas një statistike, çdo I treti shqiptar kishte kaluar nëpēr duartë e UDB-së.
E gjithë kjo bëhej, siç e quanin qarqet nacional-shoveniste serbo-maqedono-malazeze kundër “nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar”.

Strukturat e pushtetit të atëhershëm në Shkup ushqeheshin me politikën nacional-shoveniste serve, e cile buronte nga elaboratet e shumta për dëbimin dhe zhdukjen e shqiptarëve nga këto hapësira, duke filluar nga elaborati i Garashaninit, për të vazhduar në atë të Çubrilloviçit e Andriçit, dhe me vullnet kishin pranuar që Shkupi tē shndërrohet në laborator të Beogradit për eksperimentimin e masave antishqiptare.
Sa here që masat pranoheshin pa ndonji rezistencë të fuqishme, vazhdonin t’i shtrinin në Prishtinë. Ato pak të drejta si qytetarë të rendit të fundit, shqiptarëve ua merrnin dhe kështu diskriminimi e pabarazia trashej ditë e më tepër. Në këtë kontekst printe politika nacional-shoveniste dhe hegjemoniste serbe, por edhe ajo maqedone i shkonte hap pas hapi.

Viti 1981 në Maqedoni karakterizohet: me përjashtime nga puna tē shqiptarëve edhe pse ishin numër shumë i vogël të zënë në punë, të rralla ishin ato familje që kishin nji të punësuar, me burgosje kryesisht të intelektualëve, studentēve, nxënësëve dhe punētorëve.
Vendimi për zbatimin e gjysëm gjuhësisë (të cilin kishte dëshirë pushteti antishqiptar ta quante dygjuhësi), hasi në rezistencë te arsimtarët dhe nxënësit e shkollës së mesme në Kumanovë. Për pasojë disa arsimtarë dhe nxënës u përjashtuan nga puna dhe procesi edukativo arsimor, u burgosen dhe u dënuan me shumë vite.
Organet e pushtetit dhe të gjimnazit nuk e patën shumë problem që të gjejnë zēvendësues që pa hamendje dhe pa brejtje të ndërgjegjes, u inkorporuan duke i pranuar masat e përmendura.
Pushteti nuk ndalonte me masa në sfera të ndryshme, u hoq e drejta e pagëzimit të fëmijëve me emra shqip, e përdorimit të toponimeve dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në institucionet e pushtetit dhe organet e partisë “as gëk, as mëk” nuk bënin, ishin të servilosur dhe shndërruar në sahanlēpirës, madje disa prej tyre edhe prinin në luftën kundër shqiptarëve me të vermin motiv mos po ua hedhnin ndonji kockë.

29 gusht 1988

Forca e argumentit u mposhte para argumentit të forces. Mbledhjet e shumta në shkollë, në organet komunale, në ato federative e republikane të shoqëruara edhe me peticione kundër masave për mohimin e të drejtës së shkollimit në gjuhën shqipe, nuk dhanë rezultate.
Organet komunale të udhëhequra nga Toodor Çushkarovski kryetar i KK të LK Kumanovës kishin zhvilluar nji fushatë në të gjitha bashkësitë lokale të shqiptarëve (mbi 30 soshë) dhe nuk kishin arritur t’i bindnin se ēshtë e drejtë tu ndërpritet rrita nxënësëve shqiptarë . Sigurisht se ndikim te popullata kishte rezistenca e një grupi të arsimtarëve dhe nxënësëve në shkollën e mesme Teknike. Ishin edhe disa kolegë prej paraleleve të shkollave tjera si gjimnazi, tekstilit, ekonomisë e bujqësisë, që iu bashkangjitën kësaj rezistence.
Pushteti komunal me qëllim që t’i detyrojë prindërit t’i pranojnë këto masa, kishin ftuar mbledhje me 29 gusht, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha strukturat e pushtetit komunal, përfaqësues nga pushteti qendror dhe rreth 300 përfaqësues shqiptarë 150 të caktuar nga pushteti dhe të tjerët me propozim tē popullatës. Koha dhe vendi I mbledhjes ishin paralajmëruar përmes mjeteve të informimit. Kjo ndikoi mjaftë që popullata t’i drejtohet vendit ku mbahej mbledhja, që edhe prej jashtë të ua bëjnë me dije se nuk pajtohen me ato masa. Ata prisnin përgjigje pozitive në kērkesat e veta legjitime, e drejta e shkollimit në gjuhën amtare dhe kthimin e profesorēve të larguar nga puna.

Ngritja e zërit kundër padrejtësive bëri që tē thyhet heshtja disavjeçare. Prandaj mund të konstatohet se kjo demonstratë shënon fillimin e fundit të të quajturës RSFJ, e cila ishte shdërruar në pronë të hegjemonizmit seb.
Brutaliteti i policisë i manifestuar përmes përdorimit të dhunës me qëllim jo vetëm të shpērndarjes së protestuesëve por mbi të gjitha zbrazjen e urrejtjes patologjike ndaj nesh të orkestruar nga pushtetmbajtësit për ta përforcuar identitetin nacional (në pamundësi që ta bëjnë atë përmes të arriturave shkencore, kulturore, historike etj). Kjo dhunë depërtoi në opinionin e jashtëm si produkt dhe dëshmi e nji etnikumi i quajtur maqedon.
Shumë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive u arrestuan, u dënuan (mbi katërqind veta morën mijëra vite burg, për shkak të kërkesës për të drejta elementare që i kishin edhe me kushtetutën në fuqi. Kishte edhe shumë të përndjekur dhe të dënuar në mungesë, si shembull po e paraqes denimin e Gjykatës së Qarkut të Shkupit në K. nr. 53/89 e 19.09.1989 “Materialet I dorëzohen personit Destan Ajdini nga Kumanova, i cili është në arrati dhe i dënuar në mungesë për vepër penale propaganda armiqësore. Vendimi i nënshkruar nga gjykatësi Vasil Petkovski”.
Këto masa dhe kontradiktat që prodhonin, solli te shkatrrimi I Jugosllavisë, sepse po bëhej një burg pēr të gjithë popujtnjoserb.
Ndodhi që ajo tē shembet dhe shumë popuj të pavarësohen, por jo edhe ne dhe kjo solli domosdoshmërishtë te luftërat në Kosovë, Serbi e Maqedoni.
Me përjashtim të Kosovēs, pozita jonë mbetet për tu dëshiruar të jetë e barabartë. Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur paradokse te shqiptarēt në Maqedoni. Janë themeluar tre universitete, por ende nuk kanë arritur ta pavarësojnë shkollimin e mesëm, kështu që ende p.sh. nxënësit e ekonomisë vazhdojnë të jenë filialë e “Pero Nakovit”, ajo e teknikës filiallë e “Nace Bugjonit”.

Porosia

Kjo ngjarje është kujtuar dhe shënuar disa herë në përvjetorë, si 20 vjetori me nji tubim të madhë në të cilin u evokuan zhvillimet e kohës dhe u kujtuan protagonistët. Pastaj u shënua edhe 30 vjetori me nji tubim, i cili për ironi u mbajtë në sallën ku ishte mbajtur mbledhja e 29 gushtit 1988. Në të organizatori (në mesin e tyre ishte një apo mē tepër që kishin bērë përpjekje ta pengonin protestën dhe të cilët u kishin bërë shërbim UDB- së në identifikimin e pjesëmarrësëve).
Në këtë tubim, ky person i dyshuar (sipas dëshmive të protestuesve) të burgosurve të kohës u kishte shpërndarë mirënjohje dhe dekorata, i cili jo vetëm nuk ishte pjesëmarrës I protestës, por edhe kishte luajtur rol negativ.
Prandaj kujtoj se para mirënjohjeve e dekoratave është dashur të bëhej një peticion nga i cili do të kërkonin dëmshpërblim për të gjithë ata të dënuar dhe të përjashtuar nga puna, të përndjekurve, të dënuarve në mungesë etj.
Të distancohen dhe të marrin masa kundër akterëve si Sava Klimovski, Todor Çushkarski-Tosha dhe të gjithë të tjereve .
Kjo do të ishte nji satifaksion i vogël për të gjithë ata që ishin objekt i veprimit të nacional shovenistëve maqedonas.
Për fund, përfaqësuesit politikë dhe institucional duhet të merren me këtë çështje, në mënyrë që të mos përsēriten situata të kësaj natyre apo të ngjajshme.