Blerim Destani ka postuar një video në insta story ku duket se po shëtit me një makine super luksoze, Ferrari.

Mendohet që mund t’ja ketë bërë vetes dhuratë për ditëlindje, sepse nuk ka shumë që Blerimi festoi ditëlindjen. Por shumë thjesht mund të lindë pyetja mos ndoshta Blerimi po konkurron mikun e tij, Noizyn meqënëse dhe ai gjithashtu ka Ferrari. Por njerëzit janë kuriozë të dinë se kush ka Ferrarin më të shtrenjtë nga shokët?!

Makina më e re e Blerim Destanit është Ferrari California T dhe kushton $206,473 ndërsa makina e Noizyt është Ferrari 488GTB dhe kushton $249,150, kështu që fituesi shpallet Noizy. Por një duhet thënë Noizy dhe Blerimi vazhdojnë të jenë miq të mirë dhe nuk e kanë patur ndonjëherë zili njëri-tjetrin.