Drejtoresha e një organizate dhe një kryebashkiak në një qytet të vogël në West Virginia, kanë bërë komente raciste për Zonjën e Parë, Michelle Obama.

Pas zgjedhjes së Donald Trump për President të SHBA-së, drejtoresha e Clay County Development Corp, Pamela Ramset Taylor, në qytetin Clay, që është një qytet i vogël jashtë Charleston, tërë kohën ka postuar për Michelle Obamën dhe Melanie Trump, transmeton Klan Kosova.

“Do të jetë shumë relaksuese që ta kemi një grua me klasë, të bukur dhe dinjitoze në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë e lodhur duke parë një majmun në take”, shkruhet në statusin racist të Taylor.

Postimit të saj kryebashkiaku i Clay, Beverly Whaling iu ishte përgjigjur kështu: “Sapo ma zbukurove ditën Pam”.

Këto komente më vonë u fshinë, mirëpo imazhet e këtij posti janë shpërndarë nëpër rrjete të ndryshme sociale.