E bukur dhe me shumë stil. Ekzotike dhe gjithmonë në hap me brendet më të njohura botërore. Morena Taraku lehtë mund të ja plas barkun një xhelozi me jetën e saj luksoze. Shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to, nuk ka arritur që të spikas në çdo paraqitje si Morena Taraku.
Ajo është Miss Kosova e vitit 2010, dhe prej atëherë së paku duket të jetë një nga femrat më të pasura të showbizz’it shqiptar. Ndërkohë që dihet se një nga bizneset e saj ishte një butik i cili tashmë është i mbyllur, pasiqë teshat shiteshin shtrenjtë për xhepin e një kosovari të zakonshëm.
Nga po i pikin të gjitha këto pare. Parat e kujt janë mbrapa këtij standardi të Tarakut?
Të nisim nga këndimi dhe videoklipet e saj. Që prej vitit 2014 ajo solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga “Off” dhe “My Love’’ të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në YouTube. “Lule” dhe “Amore’’ me 3 milionë klikime gjithsej, dhe e fundit si ‘më e sukseshmja’ ishte bashkëpunimi me rep artistin Stresi në këngën ‘Ki me bo ‘ me gjithsej 7 milionë klikime.
Por, pas gjithë kësaj ajo rallëherë organizon koncerte ose ftohet për to brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, kjo nuk duket se paraqet problem për bukuroshen Taraku, pasiqë luksi nuk i mungon, dhe pak kush mund ta përcjellë atë.
Në opinion janë shpërndarë thashethëme të llojllojshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj. Dikush nga cinikët e kryeqytetit thonë se Taraku ‘duke shitur libra në amazon fitoi shumë para’. Por i vetmi fakt për të gjitha këto, mbetet deklarata e saj që thotë se të gjitha i ka arritur me shumë punë dhe angazhim, të pandalur.
Mjafton t’i përcjellni fotografitë e saj në instagram dhe të kuptoni luksin e saj.
Duke filluar prej veturës luksoze ‘Porche Panamera’ që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri tek garderoba e saj që përfshin markat si ‘’Louis Vuitton’, ‘Fendi’, ‘Chanell’, ‘Roberto Cavalli’, ‘Gucci’, ‘Prada’ prej të cilave vetëm një çantë dore arrinë çmimin deri në 4 mijë euro. Përpos këtyre, nuk i mungojnë, as pushimet ekstravangante, në vëndet më ekzotike të botës.
Gazeta Metro ka kontaktuar më të, për të folur më shumë rreth jetës së saj të shtrenjtë, mirëpo ajo nuk është përgjigjur, për disa ditë resht. Megjithëkëtë, mësojmë se Taraku momentalisht gjendet e zënë në Durrës, ku edhe po i finalizon xhirimet e videoklipit më të ri ‘’Inat’, të cilën shumë shpejt pritet ta lansojë në publik.