“Ana e mirë e Shqipërisë”, është titulli i artikullit të portalit zviceran “Blick”, i shkruar nga shqiptari Fanol Ajdari. Me rastin e 28 nëntorit, ai ka publikuar një artikull me bukuroshet e ekranit shqiptar. Më pas u ka kërkuar lexuesve të zgjedhin më të bukurën.

fa74ce22e2353ada00404cfad6c053cf

“Sot miqtë tanë shqiptarë festojnë vitin e 104-t të Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë, ne ju prezantojmë bukuritë më tërheqëse të televizionit shqiptar”, shkruan “Blick”.

Deri më tani në vendin e parë është Luana Vjollca, e cila ka marrë 25 % të votave. Pas saj renditet motra e saj Marina Vjollca, e në vend të tretë me 14.5 % Albana Osmani. Një përballje tjetër midis motrave Vjollca, që janë ndër të parat që përmenden sa herë që bëhet fjalë për imazhet televizive.

Lista plotësohet nga Ilda Bejleri, Bora Zemani, Viola Spiro, Jonida Vokshi, Vlera Jasufi dhe Sidorela Gjoni.