Kush është trajneri më i mirë në historinë e Kombëtares shqiptare sipas Andi Lilas

Andi Lila është një nga futbollistët më të dashur shqiptarë dhe këtë të shtunë ishte i ftuar në episodin e parë të “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel.

Teksa është argëtuar me lojërat e ndryshme, lojtari i Kombëtares shqiptare nuk i ka kursyer as përgjigjet e sinqerta.

Një nga sfidat e tij, ka qenë që si futbollist i mirë që është të mund të mbajë topin me kokë sa më gjatë teksa njëkohësisht i përgjigjej pyetjeve ngacmuese të bëra nga kapiteni Flor Binaj.

Njëra prej tyre ishte: “Trajneri më i mirë sipas Andi Lilës i të gjitha kohërave në Shqipëri cili është?”, ndërsa pa hezitim futbollisti u shpreh: “Gianni De Biasi”.

Ndërsa përgjigja që i pëlqeu të gjithëve ishte fakti që Andi Lila pëlqen më tepër të luajë në Shqipëri sesa jashtë saj. /TCH/

SHPËRNDAJE