Një avion luftarak hungarez u ngrit për të shoqëruar një aeroplan pasagjerësh serb në një fluturim nga Shën Petersburg në Beograd, tha Ministria e Mbrojtjes në Budapest.

Ministria hungareze e Mbrojtjes njoftoi se avionët luftarakë Gripen në dy raste shoqëruan avionët e Air Serbia nga hapësira e tyre ajrore në fluturimet nga Rusia për shkak të raportimeve për një bombë.

Në deklaratë thuhet se avioni luftarak hungarez Gripen u ngrit për të shoqëruar një aeroplan pasagjerësh serb në një fluturim nga Shën Petersburg në Beograd dhe se një aeroplan serb në linjën Moskë-Beograd ishte shoqëruar më parë nga hapësira ajrore hungareze.

Më herët të premten, agjencia ruse RIA Novosti raportoi se avioni në linjën Beograd – Moskë mori një mesazh për një kërcënim me bombë, pas së cilës u ul i sigurt në aeroportin Sheremetyevo.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten se “të mërkurën, kontrolli i trafikut ajror rus informoi shtetin tonë se një avion luftarak i NATO-s në hapësirën ajrore ruse po ndiqte një fluturim të Air Serbia në fluturimin Moskë-Beograd, jo shumë larg kufirit rus me Letoninë”. /tesheshi.com/