Ish deputeti i Kuvendit, Bekim Qoku, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fejsbuk ka drejtuar kritika të ashpra jo vetëm ndaj opozitës shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut, por edhe ndaj të gjithë atyre që ia rrahin supet kësaj opozite humbëse dhe impotente. 

Në vazhdim statusi i plotë :

Më shumë opozitarizëm gjen në pushtetet në Norvegji dhe Finlandë sesa BDI-ja në MV.
Kush ia rreh supet kësaj opozite aktuale në MV, kësaj opozite humbëse dhe impotente, e pakta është se ai/ajo nuk ia do të mirën, asaj në veçanti por edhe popullit në përgjithësi. Sepse tash e 21 vjet po drejtohemi nga një klasë tepër e korruptuar dhe e prishur politike dhe ekonomike.
Pra, më i patolerueshëm është fakti kur opozita shqiptare në MV, me gjithë këto hupje të njëpasnjëshme (gjithsej tash e 21 vjet), nuk bëhet as temë në publik më, nuk debatohet për të, nuk diskutohet e nuk shkruhet fare mbi këtë fakt. Ajo zhvleftësohet, nuk bëhet hesap hiç, a thua nuk ekziston. Apo nuk ekziston vërtetë?/Fol

Bekim Qoku – ish deputet në Kuvendin e Maqedonisë